Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 17-vjeçaren, prangoset 20-vjeçari

0
195

Prangoset një shtetas për veprën penale marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur në Durrës.

Dyshohet se shtetasi N.B., 20 vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 17-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të  mitur  17 vjeçare.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Ora news