
Trupi i pajetë i një personi është nxjerrë sot nga deti në Durrës. Viktima ende i paidentifikuar është i moshës rreth 60 vjeç.
“Është nxjerrë nga deti, i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna” njoftoi policia.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.
