DVASHK ELBASAN E MBYLL ME BILANC POZITIV MUAJIN PRILL

0
274

Agjensia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Elbasan nën drejtimin e Mariglen Dishës e ka mbyllur me një bilanc pozitiv edhe muajin Prill.

Sipas të dhënave nga ASHK Elbasan gjatë muajit Prill janë  ofruar për qytetarët 2934 shërbime. Janë  lëshuar 429 certifikata pronesie, 740 kartela pasurie si dhe 599 harta kadastrale.

Po kështu  janë dhënë 149 vërtetime pronësie dhe janë rivlersuar 189 pasuri.

Në të njëjtin muaj në DVASHK Elbasan janë marrë 180 vendime për legalizimin e ndërtimeve informale!

Janë marrë 24 vendime për kalimin në pronësi të objeteve pa titull pronësie apo tjetërsim të oborreve në përdorim.

Ka përfunduar procesi i legalizimit në fshatin Bradashesh të njësise administrative Bradashesh dhe është duke vijuar puna për përfundimin e këtij procesi në fshatin Rrajcë të njësisë administrative Rrajcë.

Gjatë muajit Prill për qytetarët janë ofruar të gjitha shërbimet kadastrale online, dhe përgjigjet e kërkesave janë dërguar në mënyre elektronike në aplikimet përkatëse. Ndërkohë nga data 1 Maji edhe shërbimet e Kadastrës mund ti merrni në portalin e-albania.