DY AKTORËT E PËLQYER TURQ PËRFUNDOJNË PRAPË NË KRAHËT E NJËRIT-TJETRIT

0
205

Dy aktorët kryesor ishin Engin Akyürek dhe Tuba Büyüküstün u pëlqyen shumë nga publiku, në serialin turk “Diamante dhe dashuri”.

Pas kaq vitesh ata bëhen sërish bashkë për serialin “Sefirin Kizi”.

Tuba do zëjë vendin e Neslihan Atagül e cila do largohet nga seriali për shkak të problemeve shëndetësore.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit e saj edhe vetë Tuba në rrjetet sociale ku shprehet entuziaste për rolin e saj dhe faktin se po punon me miq të vjetër.

“Po filloj një udhëtim të njohur por krejt të ri.

Ish-partneri im i dashur (në kinematografi) Engin, skenaristi, shoqja ime Eylem, Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në këtë sektor, kam kënaqësinë për të punuar përsëri me Star TV, i cili ka pritur shumë projekte më parë, ndiej entuziazmin e takimit me ju me një karakter krejt të ri …

E hapur për të gjithë ne.

Shpresoj të jetë një përvojë e paharruar.

Shihemi se shpejti..”/kosovarja