Australia ka zbuluar një nga peshqit më të rrallë në botë gjatë një shëtitjeje në rajonin Top End.
Një postim në internet tregon dy burra duke mbajtur në dorë një peshk gjigant.
Bëhet e ditur se peshku i cili noton vertikalisht në thellësi deri në 1,000 metra, njihet edhe si ‘Peshku i Ditës së Kijametit’, dhe si “shenjë paralajmëruese” për ata që e shohin.
Një ekspert tha se krijesa me pamje të lashtë është një kapje e rrallë nga Top End, raporton dailymail.
“Është hera e parë që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë dikë të kap një peshk të tillë”, tha Alex Julius.
Imazhi ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.
Disa pyetën nëse ai ishte krijuar nga Al, ndërsa të tjerë e besuan.
“Sigurisht që është një kalë deti që refuzoi të zhdukej kur bota zhduku dinosaurët”, shkroi një përdorues.