“Dy autorë me maska e jaka lart. Unë e pashë kush e vrau Albin!” Pronari i lokalit tregon si ekzekutuan para syve të tij 35 vjeçarin

0
222

Dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e 35 vjeçarit Albi Bashaliu në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Pronari i lokalit shumë pranë vendit ku u ekzekutua 35 vjeçari Albi Bashaliu ka parë gjithë skenën e vrasjes.

I riu është dhe i njohur i tij dhe ai ka treguar për gazetarët se çfarë ka ndodhur. Nga mënyra si është kryer krimi duket që ka qenë çdo gjë e mirëmenduar.

“Një makinë ishte parkua afër punës time (Lokali). Ishte me targa shqiptare e me xhama të zinj.  “Zotëria (flet për viktimën)  sa doli nga makina ata e qëlluan.

Autorët

Dëshmitari përshkruan autorët si dy djem të rinj.

“Ishin me xhinse e pantallona të zi e xhaketë të zi, maskë  anticovid. Ngritur jakat lart. Ishin djem të rinj. Njëri doli me pistoletë. Në momentin kur u qëllua u frikësuam të gjithë. Unë doja të dilja pasi viktima është njeriu im, por ai që ishte me pistoletë më tha: Futu brenda ti zotëri”

Djegia me benzine

Njëri prej autorëve ka dalë nga makina për të kryer krimin ndërsa tjetri e ka pritur në makinë.

“Njëri bëri vrasjen njëri qëndroi aty (tek makina). Tjetri pasi e vrau e qëlloi edhe një herë dhe më pas i kontrolloi xhepat dhe i mori çelësin e makinës. Ndezi makinën e viktimës.

Në këtë kohë personi që ka qenë në  makinë i ka vënë zjarrin makinës me të cilën udhëtuan deri aty.

“Ai tjetri hodhi benzinë makinës së tyre, hipën në makinën e viktimës dhe u larguan. Makinën e vet e dogjën dhe ikën drejt” Tregon dëshmitari duke bërë me dorë dhe rrugën nga kanë ikur autorët. Thotë më tej se autorët nuk ishin të rrëmbyeshëm por ishin të qetë”

Ardit Murataj