Dy fotot që po ‘ndajnë’ Shakirën me Gerard Pique

0
112

Shakira dhe Gerard Piqué janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas thashethemeve për tradhtinë e këtij të fundit.

Madje mediat spanjolle kanë shkuar më tej duke shkruar se ndarja është e pashmangshme.

Ishte gazetari spanjoll Emilio Perez de Rozas i cili shkroi në fillim se Shakira dhe Pique po ndahen, arsyeja: futbollisti është larguar nga familja e tij dhe po jeton në shtëpinë e tij të vjetër

Sipas gazetarit arsyeja ishin fotot ku Shakira dhe Pique shihen bashkë në një makinë afër shtëpisë së tyre në Barcelonë, por më pas futbollisti zbret i vetëm dhe shihet duke i rënë ziles së shtëpisë ku mendohet se ai jeton tani.

Veprim i cili nxiti spekulimet se çifti është ndarë.

Image

Image

Fansat e çiftit  nuk kanë reshtur së kërkuari të dhëna në rrjetet sociale për të vërtetuar se mes tyre ka një përçarje.

Postimi i fundit që Shakira i kushtoi partnerit të saj ishte marsi i këtij viti, me një mesazh plot krenari.

“600 ndeshje! Nuk besoj se kam për të realizuar ndonjëherë 600 koncerte. Arritjet tuaja janë të pashembullta’.

Pavarësisht se janë një nga çiftet më të famshëm të shoë bizit, Shakira dhe Piqué nuk e realizuan kurrë ëndrrën e fansave të tyre për një dasmë madhështore.

Një vendim për të cilën Shakira është shprehur:

“Ideja e martesës më tremb. Nuk dua që ai të mos më shohë më si ‘vajzën’ e tij’.

Image