Një kërcënim ndaj presidentit të Lecces ka tronditur Italinë mëngjesin e sotëm.
Dy koka derri, një në shtëpinë dhe një në studion ligjore të Saverio Sticchi Damiani janë gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, nga kujdestari i tyre.
Menjëherë pas kësaj, karabinierët kanë ndërhyrë në shtëpinë e profesionistit për të njëjtin zbulim. Në dorezën e derës së ndërtesës në via San Francesco d’Assisi, përballë vilës komunale, dikush kishte varur çantën me kokën e gjakosur.
Hetimet po vazhdojnë dhe hetuesit po shikojnë pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit në zonë, raporton mediat italiane.