Dy me kokën ulur, njëri i hutuar, dalin para Gjykatës tre të arrestuarit që mbytën me litar të riun dhe e hodhën në liqen

0
409

Mbërrijnë në gjykatën e Korçën 3 të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim.

Trupa gjykuese do të jetë me gjyqtar Besnik Shehun dhe prokurore Oli Visi. Seanca fillon në orën 13:00. Tre autorët e dyshuar të vrasjes pritet të njihen me masën e sigurisë dhe vleftësimin e arrestit.

 

Pasi e vranë të riun, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të raportit të 26-vjeçarit me një vajzë, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht.

Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë. /abcnews.al