Dy persona, 45 dhe 25 vjeç, janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi kërcënuan një grua me disa foto intime në TikTok.
Sipas policisë, këta dy persona kanë kanosur nëpërmjet celularit një 40-vjeçare për t’u dhënë 2 mijë euro që të fshinin disa fotot intime të saj nga rrjeti social “TikTok”.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim./abcnews.al