Dy muaj pa komunikuar me familjen, nëna kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e 16 vjeçares

0
90

Një 16 vjeçare nga Tirana, rezulton e zhdukur prej dy muajsh.

Nëna e saj 43 vjeç ka kallëzuar në polici largimin nga banesa të së bijës, ku thekson se prej dy muajsh ajo nuk ka asnjë kontakt me të.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja B. K., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej 2 muajsh është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al