Dy persona në Tiranë marrin peng një 14-vjeçar

0
151

Janë vënë në pranga dy shtetas, 50-vjeçari Çlirim Sina, dhe 36-vjeçari Aleksandër Sina. Ata dyshohet se kanë marrë me forcë një 14-vjeçar dhe i kanë hoqur lirinë duke e mbajtur në makinë. Shkak mësohet se dyshohet të jetë një konflikt që 14-vjeçari ka patur me djalin e Çlirim Sinës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit: Ç. S., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36 vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Ç. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.