Dy persona të armatosur dhunojnë të moshuarin dhe tentojnë t’i vjedhin banesën

0
669

Dy persona të armatosur dhe me maskë kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Malecaj të Lezhës. Ata kanë hyrë fshehurazi dhe më pas i ka dëgjuar i zoti i shtëpisë, Nikoll Buja, i cili menjëherë ka filluar të bërtasë duke kërkuar ndihmë.

Dy grabitësit e kanë dhunuar të moshuarin në tentativë për t’i mbyllur gojën, megjithatë menjëherë kanë dalë banorët e lagjes pasi kanë dëgjuar zhurmën. Si pasojë, grabitësit janë larguar menjëherë./abcnews.al