
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku viktimë mbeti një roje sigurie i një objekti ndërtimi. A2 CNN mëson se viktima Renato Hoxhaj mund të jetë goditur me armë zjarri nga një distancë shumë pranë. Gjithashtu dyshohet se ka dy plumba në kokë dhe një në trup.
Viktima u gjet mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri”, në një rrugë në afërsi të banesës së tij. A2 CNN mëson se 58-vjeçari u qëllua te shkallët në hyrje të banesës teksa po kthehej në shtëpi në orën 06:00 të mëngjesit.
Të shtënat janë dëgjuar nga bashkëjetuesja e tij e cila duket në video duke qarë. E ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë. Dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes, e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.
Viktima ishte babai i dy fëmijëve të rritur dhe jetonte në banesë i vetëm. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, por policia konfirmon se viktima nuk ka precedent penal.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtuesi i policisë Vlorë, Elidon Çela, përfaqësues nga OPGJ, si dhe hetuesit e krimit. Ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë (A2 Televizion)
