Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, një prej tyre niset me urgjencë drejt Tiranës

0
205

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Burime bëjnë me dije se beht fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50 vjeç.
Paraprakisht dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner. Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit. Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, një prej të infektuarve u dërgua drejte spitalit infektiv.
Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës.

Elbasaniflash