Dy të miturat përleshen në park, 13-vjeçarja nxjerr thikën dhe i shkul flokët shoqes së saj

0
154

Një video ku dy nxënëse po përleshen me njëra tjetrën në një park të Anglisë ka bërë xhiron në rrjet. Dy vajza të moshës 13 dhe 15 vjeç janë kapur nga flokët derisa njëra prej tyre nxorri një thikë.

Njerëz të pranishëm në park kanë kapur momentin e sherrit, e më pas adoleshentja ka trembur ‘turmën’ me mjetin prerës në dorë. Pamjet e rënda kanë nxitur shumë reagime, teksa njëra nga vajzat godet pa mëshirë në kokë bashkëmoshataren dhe e rrëzon në tokë.

Oficerët e policisë Humberside kanë nisur një hetim për incidentin, raportoi Grimsby Live.

Kliko këtu për të parë Videon.