Dy të vdekur nga cikloni “Ianos” në Greqi

0
172

Dy persona janë konfirmuar të vdekur dhe një tjetër është zhdukur pasi një stuhi e ngjashme me një uragan përfshiu Greqinë.

Qindra njerëz u bllokuan në ndërtesat e përmbytura ndërsa Cikloni Ianos, i njohur si një uragan mesdhetar, goditi zonat në veri të Athinës.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka dërguar tre zyrtarë të lartë në rajonin qendror më të goditur.

Shërbimet e trenave që lidhin veriun dhe jugun e vendit janë ndërprerë.

Pamjet në mediat sociale treguan valë të mëdha në plazhin në ishujt Jon të Kefalonia dhe Zakynthos të Premten.

Fluturimet dhe shërbimet e trageteve u anuluan dhe turistët u këshilluan të qëndronin brenda.

Ndërsa Ianos u kthye drejt lindjes brenda natës, qyteti i Karditsa në veri të Athinës u përball me erërat me shpejtësi deri në 120 km/orë që rrëzuan pemët dhe linjat e energjisë, dhe shkaktuan rrëshqitje të tokës.

“Kemi të bëjmë me një katastrofë totale,” tha Nikolaos Gousios, një banor i fshatit aty pranë në Farsala.

Një burrë u gjet i vdekur në fermën e tij në zonën e Karditsa ndërsa trupi i një gruaje u gjet nga shtëpia e saj të përmbytur në një qytet afër, njoftuan mediat lokale.

Një grua tjetër me makinën e saj ende nuk është gjetur, thanë zjarrfikësit.

Ora news