Dy të vrarë me armë zjarri në Elbasan, një i plagosur, gjendet edhe një makinë e djegur

0
168

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Elbasan, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe një tjetër është plagosur.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” pranë një karburanti.

Sipas dëshmive në vendngjarje, dy viktimat kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Më pas një automjet është gjendur i djegur në fshatin Balldre dhe dyshohet se i përket autorit ose autorëve të krimit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe po merr kamerat e sigurisë së karburantit për të zbardhur me shumë lidhur me ngjarjen.

Po ashtu, blutë kanë ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit për të kapur autorët e atentatit.

Dy të vrarë me armë zjarri në Elbasan, një i plagosur,

Dy të vrarë me armë zjarri në Elbasan, një i plagosur,