Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për vlerësim sepse;
-Në fshatin Gjyralë, dyshohet se për shkak të mbetjeve urbane të grumbulluara në këtë zonë, ka rënë zjarri dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të shtetasve A. Ll. dhe F. B.;
-Në fshatin, Fierzë, Belsh, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike të shkaktuar nga kontakti i pemëve me telat e energjisë elektrike, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasit E. I.;
-Në aksin rrugor “Lokalitet-Belsh”, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin E. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në automjet dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit M. Ç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.