Dyfishohen aksidentet nga skuterat, ekspertët: Policia përgjegjëse, janë jashtë çdo kontrolli

0
23

Dyfishohen aksidentet nga skuterat në rrugë. Alarmi vjen nga mjekët e spitalit të Traumës të cilët çdo ditë përballen me të paktën dy trauma nga aksidentet me këto mjete elektrike.

Vetëm vitin e fundit kanë përfunduar në spital 554 pacientë, kryesisht të rinj, ku krahas traumave të rënda janë shënuar dhe humbje jete, raporton A2.

E nëse mjekët i bëjnë apel të rinjve për kujdes të shtuar në rrugë, ekspertët e qarkullimit rrugor janë më të ashpër në qëndrimin e tyre. Gëzim Hoxha bën përgjegjëse policinë që sipas tij jo vetëm ka jashtë çdo kontrolli qarkullimin e skuterëve në rrugë,   por lejon  lëvizjen e tyre pa rregulla dhe me shpejtësi të lartë.

Sipas ekspertëve të qarkullimit dhe aksidenteve, personat që lëvizin me skutera detyrimisht  duhet të kenë leje drejtimi, shkruan A2.  Gëzim Hoxha është kritik edhe ndaj bashkive që këto mjete, me dy rrota dhe me  fuqi të lartë,  ua japin në përdorim edhe fëmijëve.

Në disa vende të Evropës vijon debati për ndalimin e qarkullimit të skuterëve elektrikë  në rrugë për shkak të rrezikut të lartë. Ndërsa Parisi u bë kryeqyteti i parë në Europë që ndaloi skuterat elektrikë. Ishin vete banorët e  Parisit që përmes referendumit votuan pro ndalimit të tyre. (A2