Dyfishohen rastet me COVID-19, në Shkodër qytetarët vazhdojnë të “shfrenuar” jetën

0
336

Brenda 24 orëve në qytetin e Shkodrës janë dyfishuar rastet e personave të infektuar me virusin korona. Por ky fakt duket se nuk i ka ndaluar shkodranët që të vazhdojnë normalisht jetën e tyre dhe të mos kujdesen shumë për distancimin fizik.

Mjafton një vëzhgim në tregun Rus të këtij qyteti dhe nuk është e vështirë të kuptosh arsyen e shtimit të rasteve me të dhëna dyshifrore. Madje, edhe vetë qytetarët e kuptojnë që nuk bëjnë aq sa duhet për të respektuar masat minimale të distancimit ndaj COVID-19.

“Nuk ka maska të vendosura, jemi deficitar për këtë punë, jemi njerëz të pavendosur”, thonë personat e shumtë në pazar. E deri sa qytetarët shkodranë të ndërgjegjësohen për situatën ku jetojmë, nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojnë tek Zoti.

A2