Gjatë vitit 2023 sipas të dhënave të policisë është dyfishuar numri i vetëvrasjeve në qarkun e Elbasanit, ku më të prekurit janë meshkujt.
Psikologët thonë se kjo vjen nga niveli i lartë i stresit ndërsa qytetarët bëjnë thirrje që të ushtrohen kontrolle për shitjen e fotoksinës.
Psikologia Jonida Mustafaraj pohon se duhet hulumtuar pas çdo rasti, ndërsa shton se jo çdo ngjarje mund të parandalohet.