
Një hije dyshimi ka rënë mbi një nga pikturat më të shtrenjta të botës.
‘Salvator Mundi’ e piktorit legjendar Leonardo da Vinci tashmë ka ngritur diskutime.
Kjo pasi gishtat e Krishtit në portret janë cilësuar ‘shumë fëminor’ për të qënë produkt i dorës së mjeshtrit të madh.
Ajo u shit për 450 milionë dollarë në 2017, por eksperti i artit Jacques Franck beson se ajo është një vepër e krijuar nga dy asistentë të artistit e jo vetë ai.
Historiani francez argumenton se gishtërinjtë e Krishtit nuk shfaqin saktësinë anatomike të Da Vincit.
© SYRI.net
