
Agjentët e BKH prej orëve të para të kësaj të Enjteje janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme në zyrat qëndrore të një biznesi të madh në E lbadan në fushën e ndërtimeve dhe jo vetëm .
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë zbarkuar që në orën 06:30 në këtë qytet ku kanë sekuestruar fillimisht pas hapjes së zyrave celularët e punonjësve.
Me urdhër të prokurorit, agjentët kanë mbajtur procesverbal dhe kanë sekuestruar dosje , kompjutera dhe aparate celularë të biznesit i cili rezulton se ka lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion kryesisht në disa bashki të Qarkut të Elbasanit .Kompania e kontrolluar rezulton se ka përfituar tendera të shumtë , mjaft prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit .
Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët të shumtë të BKH-së kanë zbarkuar në biznesin e tij të mbështetur edhe nga policia.Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani të fuqishme ndërtimi me aktivitet jo vetëm
në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës .
