Dyshime për terrorizëm, policia zbarkon në kampin e Muxhahedinëve në Durrës

0
72

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Burime nga policia thonë se urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.

Paraprakisht sipas burimeve janë shoqëruar disa persona, por zyrtarisht autoritetet nuk konfirmojnë as numrin e të shoqëruarve as arsyen përse janë shoqëruar, por ata konfirmojnë aksion që po zhvillohet në kampin e Muxhahedinëve.

Disa nga të shoqëruarit pas marrjes në pyetje, janë rikthyer sërish në kampin në Mëzez.

Paraprakisht  mësohet se është një listë me dhjetëra emra, banorë të kampit që po merren në pyetje nga autoritet ligjzbatuese. Marrja në pyetje e tyre ka të bëjë me krimet kibernetike.

Aktualisht po merren në pyetje disa nga banorët lidhur me hetimet përsa i përket hetimeve për krimet kibernetike që janë duke u kryer nga prokuroria e Tiranës.

Marrja në pyetje, është bërë edhe në praninë e agjentëve të anti-terrorit