Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Novoselë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje futbolli.
Sipas policisë, 42-vjeçari është goditur nga topi në pjesën e kraharorit gjatë lojës, çka ka sjellë rrëzimin e tij në fushë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.


