Dyshohet se dhunuan një person, ndalohen vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

0
2

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte.

Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.

Këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.

Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.

Njëri nga të shoqëruarit është Alti Nallbati vëllai i deputetit Bledion Nallbati.