Dyshohet se goditi nxënësin në oborrin e shkollës, procedohet mësuesi në Peqin

0
26

Një mësues është proceduar në Peqin, pasi dyshohet se ka goditur në trup një nxënës të klasës së shtatë

Ngjarja ka ndodhur dje, në oborrin e një shkollë 9-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasin B. D., 51 vjeç, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Peqin, pasi dje, ka kallëzuar një nxënës i klasës së 7-të të kësaj shkolle, se më datë 10.02.2026, në oborrin e shkollës, ky mësues e ka goditur në trup, për motive të dobëta.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ardit Murataj