Dyshohet se mund të jetë mbytur në lumin Buna, policia nis kërkimin e 75 vjeçarit

0
123

Sipas një njoftimi nga policia e Shkodrës bëhet me dije se një 75 vjeçar me inicialet N.Ç banues në Shkodër dyshohet se mund të jetë mbytur në lumin Buna.

Kanë qenë familjarët e 75 vjeçarit ata që kanë bërë njoftimin në polici. Shërbimet policore kanë nisur menjëherë kërkimin në terren ku janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.      

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.