Një 54-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga nga policia mëngjesin e së premtes. Dyshohet se i arrestuari me iniciale A.D., ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.
Detaje rreth ngjarjes nuk dihen ende.
NJOFTIMI I POLICISË
“Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.” /abcnews.al/