Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 14-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në banesë ku familja jetonte, në lagjen “Gurra” të qytetit, ndërsa shtetasi B. B. u vu në pranga nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.