E ardhmja e Neymar mbetet te PSG, kërkon kontratë të re

0
239

kontrata aktuale e Neymar me PSG zgjat deri në qershor 2022 dhe braziliani shpreson që klubi së shpejti t’i ofrojë atij një kontratë të re afatgjatë, transmeton lajmi.net.

“AS” gjithashtu shkruan se nuk ka asgjë nga kthimi i tij në Barcelonë, ​​Neymar ka pranuar realitetin dhe dëshiron të qëndrojë në PSG.

Francezët nuk kanë filluar ende negociatat me Neymar për të zgjatur kontratën, pasi ata besojnë se nuk është një përparësi për momentin.

Neymar fiton 31 milionë euro në vit, kështu që PSG nuk duan t’i ofrojnë atij një rritje rroge, por duan ta mbajnë atë në Paris për një kohë të gjatë. /Lajmi.net/