“E bëra testin e Covid-19”, shkon tek kafja e lagjes, politikani sulmohet nga kundërshtarët

0
266

Politikani Nigel Farage nga Britania e Madhe ka qenë klienti i parë i lokalit të lagjes direkt sa filloi rihapja e bizneseve.

56-vjeçari ka publikuar një foto nga lokali me një birrë në dorë në “Facebook” dhe u shpreh i lumtur që tani kishte mundësinë të ishte i lirë dhe të ulej tek kafja e lagjes së tij. Direkt pas kwtij postimi, ai është akuzuar nga të tjerët se ka shkelur rregullin e karantinës.

Ai ka udhëtuar në SHBA dhe pas kthimit supozohej që të qëndronte në karantinë për dy javë.

Kundërshtarët e tij ishin të parët që i kërkuan policisë që të hetojnë këtë rast, por Farage ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është kthyer nga Amerika para dy javësh, ka kryer testin dhe ka rezultuar negativ.

“Për të gjithë ata që bërtasin që më panë mua në bar. Unë jam kthyer nga Amerika para dy javësh dhe jam testuar. Rezultati ishte negativ. Më vjen keq që ju zhgënjeva. Gëzuar!”

Ora News