“E bëtë në brekë”, ofendoi lojtarët në dhomat e zhveshjes, Mou tregon versionin e tij

0
130

“Ajo që thuhet në dhomat e zhveshjes qëndron aty, nuk jam i zoti të them që nuk është e vërtetë. Ajo që është një gënjeshtër e madhe është fakti që dikush u ofendua, asnjë nuk u ofendua”. Me këto fjalë i është përgjigjur Jose Mourinho interesimit të gazetarëve për atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes kundër Inter:

“Në lidhje me atë që është thënë për Serie C, ose B, ose në kalçeto, kudo duhet të kesh personalitet, nëse dikush është ofenduar për këtë i kërkoj ndjesë. Lojtarët më kanë thënë se i pëlqen mënyra ime e të punuarit, me mua nuk ka sekrete.

Nëse ju më thoni që kam kritikuar lojtarët në dhomat e zhveshjes, jo, kjo është pjesë e punës. Historia që thuhet se ka probleme mes meje dhe lojtarëve është totalisht e pavërtetë”, u shpreh Mourinho në konferencë për shtyp përpara sfidës me Sassuolo.
(BalkanWeb)