Është një lajm qe po qarkullon shumë shpejtë dhe bisedimet kanë nisur tashmë. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj i cili për pak ditë thuhet se mund të ndryshojë fanellën dhe të nisë një aventurë me Atleticon e Madridit.Këta të fundit kanë shitur së fundmi mbrojtësin anglez, Kieran Trippier te Newcastle për 16 mln Paund dhe po kërkojnë pasuesin e tij teksa për pozicion dhe mënyrë loje mbrojtësi shkodran do të ishte pasuesi ideal i tij madje lojtari shqiptar mbulon edhe krahun e majtë çka është një plus për të.
Mësohet se emisarë të kampionëve të Spanjës kanë kontaktuar agjentin e Hysajt për të kuptuar edhe mundësinë e transferimit të menjëhershëm dhe pritet të ketë zhvillime të reja.
Merkato është e paparashikueshme në raste të tilla dhe ekziston mundësia reale që Hysaj të kalojë te Atl. Madrid por fillimisht Igli Tare duhet të mendojë edhe për një zëvendësues duke qenë se Lazio vet ka probleme dhe kërkon një mbrojtës krahu dhe largimi i Hysajt hap më shumë probleme.Gjithsesi bisedimet janë në zhvillim e sipër e mund të ketë shumë shpejt të reja…/Ora News