
Duket se ky vit do të jetë me shumë probleme për Juventusin. Pas hetimit për çështjen e mashtrimit me bilancet dhe me transferimet e lojtarëve tani ka “plasur” një tjetër bombë.
Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, prokurorët janë gati të thërrasin Cristiano Ronaldon në Torino për sqarim mbi çështjen e të ashtuquajturës “letër sekrete”, e cila u shfaq në faqet e dekretit të kërkimit në selinë e klubit në Torino dhe që ka të bëjë me marrëveshjet mes Agnellit dhe yllit portugez.
Historia sillet rreth një dokumenti që sipas autoriteteve parashikonte kompensim “të fshehur” për lojtarin, ndoshta pagesë e fshehur e pagave të destinuara zyrtarisht për t’u shkurtuar për shkak të pandemisë e nga ana tjetër Juventusi dyshohet se ja jepte nën dorë. Pra zyrtarisht kishte shkurtim page por jo për lojtarin pasi ka akuza të forta që merrte zarfe me para për të kompensuar pagën 30 mln euro neto në vit.
Në çdo rast, është e vështirë që CR7 të mund të shfaqet në Torino, por prokurorët mund t’i drejtohen agjentit të tij dhe kompanisë që e menaxhon atë, Gestifute, për të zgjidhur misterin.
Dokumenti në fjalë “nuk rezulton të ketë qenë objekt publikimi dhe komunikimi në organet kompetente”, dhe frika është se prokurorët që prisnin ta kishin tashmë në dispozicion, nuk po e gjejnë janë të detyruar të kërkojnë sërish.
Nëse gjendet një letër e tillë sekrete e cila do të bashkangjitej me akuzat për mashtrim me bilance, atëherë Juventusi do të ishte në telashe të mëdha…./Ora News/.
