Shumë fjalë rreth Leo Messit. Ylli i Barcelonës del lojtar i lirë më 30 qershor dhe shanset që të qëndrojë në La Liga herë pas herë duket se janë shumë të vogla.
Një ditë më parë, kandidati për president te Barcelona, Joan Laporta u shpreh se nëse ai nuk i fiton zgjedhjet, atëherë “Pleshti” do të largohet nga katalanasit.
Të gjithë i kanë sytë nga zgjedhjet presidenciale të së dielës, ndërkohë El Chiringuito vjen me një lajm të bujshëm.
Sipas Eduardo Inda, Leo Messi është dukë kërkuar për shtëpi në Paris. Kjo shton edhe më shumë zërat për një transferim të tijin te PSG.
Kampionët e Francës nuk janë fshehur dhe do donin ta kishin në skuadër argjentinasin. Aty Messi do të gjente Neymar, ndërkohë që PSG dëshiron të afrojë edhe mikun më të mirë të kapitenit të Barcelonës, argjentinasin Sergio Aguero. /abcnews.al