E bujshme! Jo vetëm Ronaldon, Çelsi nis kontaktet për të afruar në janar dhe yllin sulmues të PSG-së

0
100

Çelsi duket se do të vazhdojë të shpenzojë edhe në merkaton e janarit, me Tod Bohlin që është i gatshëm t’i plotësojë dëshirat trajnerit të ri të “Bluve”, Graham Poter.

Pas emrit të Kristiano Ronaldos, presidenti amerikan do të afrojë dhe një tjetër lojtar të cilin e preferon shumë.

Bëhet fjalë për yllin e sulmit të PSG-së, Nejmar. Klubi francez nuk kërkon që ta mbajë më në skuadër brazilianin dhe Çelsi tentoi që në verë për të arritur te shërbimet e tij, por që dështoi.

Kësaj radhe, vetë presidenti Bohli ka nisur kontaktet me drejtuesit e kampionëve të Francës dhe duket se bisedimet mes palëve po shkojnë mirë, siç raportojnë mediat angleze.