E bujshme/ Neymar rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës për shkak të një gjyqi

0
102

Nuk është aspak lajm i rremë por Botërori 2022 mund të humbasë një nga yjet e futbollit dhe Brazili pretendent,  lojtarin më të mirë. Neymar duhet të paraqitet në gjyqin kundër tij për evazion fiskal dhe mashtrim rreth 4 javë përpara nisjes se botërorit.

Bashkë me ish presidentët e Barcelonës, Rosell e Bartomeu që janë gjithashtu të akuzuar, Neymar duhet të përgjigjet për akuzat e korrupsionit qe lidhen me transferimin nga Santosi te Barcelona në vitin 2013.Gjyqi mbyllet në 31 tetor dhe prokurorët kërkojnë 2 vite burgim dhe rreth 10 milionë dollarë gjobë. Kompania DIS që zotëronte 40% të kartonit, pretendon se është mashtruar dhe vjedhur nga familja Nermar që përfitoi nga shuma e transferimit te Barcelona.