E bujshme, Paulo Dybala nuk do të rinovojë. Largohet në verë nga Juventus

0
124

Një ditë më parë ishte Allegri ai që hodhi bombën duke deklaruar se nuk mund të garantonte qëndrimin e Dybalas te Juventusi dhe sot ka ardhur pothuajse zyrtarizimi.

Paulo Dybala nuk do të zgjasë kontratën me Juventusin dhe në fund të sezonit aktual do të largohet me parametër zero.

Një fund dramatik i aventurës së një lojtari që shihej si kapiteni i ardhshëm bardhezi dhe sot konfirmohet largimi në mënyrën më të keqe, pa vlerësimin e klubit dhe me një raport shumë të tendosur.

Gjithssesi, karriera e numrit 10 do të vazhdojë dhe dilemat janë të shumta e gjithashtu ofertat për të.

Dy janë ekipet kryesore që e kanë ndjekur me kohë dhe që e kanë vlerësuar, Interi në Serinë A dhe Atl. Madrid në Spanjë, pa llogaritur edhe klube të tjera por dy të mësipërmet janë ata që kanë bërë dhe lëvizjet e para.

Marotta është tifoz i deklaruar i Dybalas dhe nuk përjashtohet që të bëjë një ofertë për të teksa Simeone e sheh si lojtarin ideal në vend të Suarez apo Felix. Të presim si do të përfundojë!/Ora News/.