E çuditshme por bashkia Elbasan merr “mësysh” rrjetin e ujësjellësit! Sapo premton 24 orë ujë i plasin tubacionet

0
2

Një defekt i rëndë ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të spitalit rajonal të Elbasanit, ku ka shpërthyer rrjeti i ri i ujësjellësit. Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin kur uji shpërthen me presion të lartë, duke u ngritur disa metra në ajër, si një shatërvan gjigant .

Më herët si pasojë e reshjeve të shiut u përmbytën disa lagje në qytet për shkak të bllokimit të kanalizimeve.

Këto incidente të rënda vijnë fill një ditë pasi bashkia Elbasan bëri me dije se po investon shuma të mëdha parash për të siguruar ujë 24 orë…