Georgina Rodriguez është kthyer në një ndër personazhet publikë më të pëlqyer dhe më të komentuar. Bukuroshja nga Argjentina, që u bë e njohur pas lidhjes me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo merr gjithmonë vëmendje me fotot që shpesh ndan në rrjete sociale, ku nuk mungojnë as ato provokative.
Së fundmi, Georgina ka postuar disa foto nga nga shtrati, ku si gjithmonë shfaqet mjaft e kuruar dhe joshëse. E veshur me një fustan të kuq, ndërsa mban një trëndafil në dorë, Georgina ka treguar edhe njëherë se di si ta tërheqë vëmendjen.
Përveç se është shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve, Georgina një vëmendje të veçantë i kushton dhe stërvitjes, dhe falë punës së palodhshme ajo ka një fizik perfekt që nuk nguron ta ekspozojë në çdo dalje të saj. /abcnews.al/