Tërmeti I 26 Nëntorit dëmtoi edhe shkollën 9-vjeçare të njësisë administrative Tregan në bashkinë e Elbsanit. Nga specialistët kjo shkollë u vlerësua si e rrezikshme për sigurinë e nxënësve për këtë arsye u vendos që ata të transferoheshin një një fshat tjetër për të zhvilluar mësimin. Edhe pse kanë kaluar tashmë afro 10 muaj dhe për pak ditë rifillon sezoni I ri shkollor ,shkolla e Treganit vijon të mbetet e mbyllur dhe pa asnjë investim të filluar.
Banorët e kësaj zone thonë që atyre i’u është premtuar ndërtimi I një shkolle të re për fëmijët por deri më tani nuk është bërë asgjë dhe fëmijët e tyre detyohen të shkojnë në fshatin Kuqan për të ndjekur proçesin mësimor.
Për shkak të numrit të shtuar të nxënësve në shkollën 9-vjeçare të Kuqanit mësimi do të zhvillohet me dy tune .
Në një kohë kur nuk do të lejohen veçse një numër I kufizuar nxënësish në klasa për shkak të pandemisë së Covid-19 shkolla e Treganit do të ishte një ndihmesë e madhe për të respektuar protokollet e distancimit social por deri më tani siç dukët edhe nga pamjet nuk është bërë asnjë ndërhyrje çka do të thotë së të vegjlit do të vijojnë të ndjekin mësimin në shkollë tjetër disa kilometra më larg./elbasaniflash.al