
Ky eshte mësuesi 55 vjeçar F. Hoxha, i arrestuar nga policia dhe i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve të mitura.
Mësuesi i Histori Gjeografisë, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar me fjalë, por edhe me prekje 14-vjeçaret në ambientet e shkollës
E denoncoi drejtori, mësuesi nga Prrenjasi arrestohet duke tentuar të arratiset nga Shqipëria
F.Hoxha është mësuesi i cili sipas policise, ngacmoi dy nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe në Prrenjas.
Ai është ndaluar në Rinas pasi ka tentuar të arratiset.
Ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë mësuesin të kryejë veprimet të papërshtatshme me fëmijët me fjalë dhe prekje.
Në polici prindërit e fëmijës kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ngjarjen.
Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për tu larguar jashtë Shqipërisë me avion.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj. Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.
Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.
Ndaj shtetasit F. Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar. Policia ka garantuar angazhimin maksimal të strukturave të saj për të ndjekur çdo rast të kësaj natyre dhe për të garantuar sigurinë e të miturve në çdo rrethanë.
