Një 15 vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës në Vlorë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas një sherri.
Siç bën me dije policia e Vlorës, e mitura dhe nëna e saj ishin goditur dhe ofenduar nga dy shtetase përkatësisht 43 dhe 19 vjeçe.
Policia thotë se ngjarja i ka shkaktuar 15-vjeçares gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ka tentuar ti japë fund jetës duke konsumuar ilaçe
Fatmirësisht e mitura ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë dy gratë që u konfliktuan më të janë vënë nën hetim. Pak ditë më parë në Elbasan, një grua i dha fund jetës, pasi sipas të afërmve ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti dhe vjehrra