Gjykata e Fierit këtë të martë ka lënë në burg 31 vjeçarin Elton Metaj, i cili gati një javë më parë ka ekzekutuar me armë zjarri ish bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjatë gjithë seancës gjyqësore ai ka qenë i prekur dhe herë pas here dhe ka qarë.
Në deklaratën e tij ai ka pohuar se Sabrinën e donte por presioni që i bënte herë pas here vjehrri e ka detyruar që të marrë këtë vendin.
“E doja vajzën, por e bera për shkak të kërcenimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit, armen e bleva për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e prindërve të ish gruas së tij në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.
Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.e.su./abcnews.al