Prej disa ditësh këngëtarja Enca Haxhia është tërhequr nga rrjetet sociale dhe mesa duket paska pasur një arsye të fortë.
Fatkeqësisht asaj i ka ndodhur një aksident ku dhe ka thyer këmbën. Më pas ajo është detyruar të kryejë edhe një operacion.
Ka qenë vetë Enca e cila ka bërë lajmin të ditur vetëm pak minuta më parë në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo ka mbledhur forcat dhe ka postuar disa foto ku tregon se gjithë këtë sfidë e ka përballuar si një kampione.
“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona 1 thyerje kembe & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca. Grateful and blessed for my life , dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem “- shkruan këngëtarja duke u bërë një shembull për të gjithë ata që dorëzohen para sfidave që u servir jeta.