E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

0
6

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit.

Banorët e Teheranit kanë përshkruar momentet e tmerreit, teksa raketate dronët kalojnë mbi kokat e tyre. Një 30-vjeçar tregon se shpërthimet vazhdojnë të dëgjohen pa pushim. “Ende i dëgjoj shpërthimet. Nuk jam i sigurt nëse më jehojnë në vesh apo po ndodhin ende. Jam i lodhur”, shprehet ai.

Një tjetër banor, thotë se ka numëruar rreth 30 shpërthime vetëm gjatë së martës. “Po përkeqësohet çdo ditë. Sot shtëpia ime u mbush me tym. Cili do të jetë fundi i kësaj? Kur do të mbarojë? Dua vetëm begati dhe paqe për të gjithë ne”, thotë ai.

Ardit Murataj