Sipas një raporti të bërë nga Universiteti Leeds mbi ndotjen e planetit nga plastika ata dolën në përfundmimin se nëse nuk ndërmeren masa në të gjithë botën, mbas 20 vitesh shifra e plastikës do të arrijë deri në 1.3 miliardë ton.
Dr Costas Velis u shpreh se ky numër është “befasues” por kemi mundësinë që ta pengojmë këtë gjë.
“Ky është vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i asaj që mund të jetë tabloja në kohën e 20 viteve. Është e vështirë të imagjinosh një sasi kaq të madhe plastike, por nëse mund ta imagjinoni shtrimin e gjithë asaj plastike në një sipërfaqe të sheshtë, ajo do të mbulonte sipërfaqen e Britanisë së Madhe”- shpjegon ai.
Për ta shndërruar këtë numër të ndërlikuar në një zgjidhje ata studiuan prodhimin, përdorimin dhe asgjësimin e plastikës në të gjithë botën.
Ekipi i studiuesve më pas projektuan se sa ndërhyrje të ndryshme do të ndikonin në atë shifër, ata menduan si zgjidhje riciklimin dhe zvëndësimin e plastikës me materiale të tjera ne dispozicion.
Winnie Lau nga Pew Charity Trusts me qendër në SH.B.A., e cila financoi studimin, tha për BBC News se ishte jetike të vendosnin çdo zgjidhje të mundshme.
“Nëse e bëjmë këtë ne mund të zvogëlojmë sasinë e plastikës që shkon në oqean – deri në vitin 2040 – me 80%”, u shpreh ajo.