E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Vlorë, dy persona luftojnë me vdekjen në spital

0
149

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Vlorë-Radhimë.

për shkak të aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët po marrin ndihmën e parë në spital.

Makina tip “Ford Focus” me targa AA581GV  ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të saj duke pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa dy personat që ishin brenda morën plagë të rënda. /abcnews.al